Pallati i Kongreseve me kullë, Pierre de Meuron zbulon projektin fitues, premton një qendër të gjallë në zemër të Tiranës

Pallati i Kongreseve me kullë, Pierre de Meuron zbulon projektin fitues, premton një qendër të gjallë në zemër të Tiranës

Pierre de Meuron, arkitekti i njohur, themeluesi i studios së famshme arkitekturore Herzog de Meuron me bazë në Bazel të Zvicrës, është autori i projektit fitues për rijetëzimin e Pallatit të Kongreseve. “Jemi shumë të lumtur që e kemi fituar këtë projekt dhe shpresojmë që ai të realizohet së shpejti”, tha Pierre de Meuron. Arkitekti shprehet se ka analizuar strukturën ekzistuese të fundviteve ’80 me qëllim ruajtjen e autenticitetit të godinës dhe më pas zgjerimin e saj me gjashtë salla të reja konferencash me kapacitet të përgjithshëm prej rreth 1.600 personash, me shtimin e një pylli urban dhe, pas godinës, një kullë 260 metra të lartë për hoteleri dhe zyra me gjeometri unike, që krijon perceptime të ndryshme të kullës nga pjesë të ndryshme të...