Një dekadë nga medalja që shkroi historinë e Kosovës
Dhjetë vjet pas triumfit historik në Rio de Janeiro, medalja e artë olimpike e Majlinda Kelmendit mbetet një nga arritjet më të mëdha të sportit kosovar. Për këtë përvjetor, trajneri Driton Kuka ka rikujtuar momentin që ndryshoi historinë e sportit në Kosovë. Dhjetë vjet më parë, më 7 gusht 2016, sporti kosovar shkroi historinë me medaljen e parë të artë olimpike. Në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi triumfoi në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo, duke u ngjitur në majën e podiumit në Rio de Janeiro dhe duke i sjellë vendit suksesin më të madh në arenën olimpike. Për përvjetorin e këtij momenti historik, trajneri Driton Kuka rikujtoi rrugëtimin drejt medaljes së artë përmes një postimi në rrjetet sociale. “Kampione Evropiane...
Burimi:
kultplus.com