Nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore, maturantët kanë afat deri më 20 gusht

Nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore, maturantët kanë afat deri më 20 gusht

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se nga sot, 12 gusht 2026, ka nisur aplikimi për paraqitjen e Provimit të Maturës Shtetërore. Sipas njoftimit, aplikimi do të jetë i hapur deri më 20 gusht 2026, ndërsa të gjithë maturantët që plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit duhet ta përfundojnë aplikimin brenda këtij afati, përcjell KultPlus. Ministria u ka bërë thirrje institucioneve arsimore që të sigurojnë informimin me kohë të maturantëve dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të aplikimit. Provimi i Maturës Shtetërore në afatin e gushtit do të mbahet më 29 gusht 2026, duke filluar nga ora 10:00. Maturantët që synojnë t’i nënshtrohen provimit në këtë afat duhet të kujdesen që aplikimi i tyre të përfundojë brenda datës...