Brad Pitt: Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë filmat me buxhet të mesëm
Aktori amerikan Brad Pitt është përfshirë në debatin për përdorimin e inteligjencës artificiale në industrinë e filmit, duke e cilësuar teknologjinë si një mjet që mund të ndihmojë në realizimin e produksioneve me buxhet të mesëm. Në një intervistë për revistën Esquire, aktori fitues i Oscarit tha se ka “shumë kundërshtime” ndaj inteligjencës artificiale, por beson se ajo mund të jetë e dobishme për filma me buxhete nga 40 deri në 90 milionë dollarë, veçanërisht në krijimin e efekteve vizuale. Pitt u shpreh më i rezervuar për përdorimin e IA-së për zëvendësimin e aktorëve, duke theksuar rëndësinë e njerëzve që qëndrojnë pas krijimit të një vepre artistike. Aktori foli edhe për skanimet dixhitale të aktorëve, duke treguar se gjatë 20 viteve të fundit ka kërkuar...
Burimi:
kultplus.com