Ansambli koncert në Durrës, artistët tur veror në qytete të ndryshme të vendit

Ansambli koncert në Durrës, artistët tur veror në qytete të ndryshme të vendit

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve mbajti të martën në Durrës koncertin e radhës në sheshin “Liria” në kuadër të turit veror që Ansambli Kombëtar zhvillon në gjithë vendin. 30 artistë u ngjiten në skenë ndërsa të pranishmit shijuan foklorin shqiptar i shprehur nëpërmjet këngëve dhe valleve tona tradicionale. “Ky koncert i ka të gjitha dhe mendoj se do kënaqen të gjithë, sepse ka valle tradicionale, ka këngë tradicionale shumë të bukura”, tha Sokol Marsi, drejtor i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve. Pjesë e këtij koncerti u bë edhe këngëtarja e re durrsake Violeta Beshiri, e cila vlerëson pjesëmarrjen në këtë koncert si dhe mundësinë për të interpretuar këngë të traditës. “Është një kënaqësi dhe nje nder i madh për mua të jem këtu...