Humbja e nënës e ndryshoi përgjithmonë Andrew Garfield: “Gjërat që dikur kishin rëndësi, nuk kanë më”

Humbja e nënës e ndryshoi përgjithmonë Andrew Garfield: “Gjërat që dikur kishin rëndësi, nuk kanë më”

Andrew Garfield ka folur disa herë, me një sinqeritet të rrallë, për një prej humbjeve më të dhimbshme të jetës së tij: vdekjen e nënës, Lynn Garfield, e cila ndërroi jetë nga kanceri i pankreasit në vitin 2019. Aktori ka zgjedhur të mos e fshehë dhimbjen, por ta ndajë atë publikisht, duke folur për zinë, kujtimet dhe dashurinë që vazhdon të mbetet edhe pas vdekjes së një njeriu të afërt. Për Garfield, humbja e nënës nuk është diçka që duhet “kapërcyer” dhe lënë pas. Përkundrazi, ai e ka përshkruar zinë si një mënyrë për të qëndruar i lidhur me të. Në intervista të ndryshme, aktori ka treguar se me kalimin e viteve ka kuptuar se dhimbja nuk zhduket domosdoshmërisht, por ndryshon formë dhe mund të...