New York Times: Operacionet sekrete për Shqipërinë: “lufta” e padukshme mes superfuqive

New York Times: Operacionet sekrete për Shqipërinë: “lufta” e padukshme mes superfuqive

Në këtë artikull të New York Times, të botuar plot një vit pas (siç shkruan gazeta amerikane) “vrasjes apo vetëvrasjes” së ish Kryeministrit Mehmet Shehu, dalin qartë përpjekjet e hershme të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një afrim me Shqipërinë. Në artikullin e David Binder, që bota.al e sjell sot për lexuesit e saj, flitet për përpjekje që fuqitë e mëdha kanë nisur të bëjnë për “të joshur” udhëheqësin komunist, Enver Hoxhën. Nga njëra anë, Bashkimi Sovjetik që me anë të udhëheqësit të ri, Andropov, i dërgon përshëndetjet më të ngrohta qeverisë së Shqipërisë me rastin e 38-vjetorit të çlirimit. Dhe nga ana tjetër, SHBA në bashkëpunim me Britaninë dhe Francën, kanë nisur të mendojnë për një plan të kthimit...