“Në shtëpinë tonë”, filmi i vitit 1979 i Dhimitër Anagnostit që i nënshtrohet restaurimit
Nga Julia Vrapi Restaurimi i filmave shqiptarë është i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kinematografike dhe për mbrojtjen e veprave që kanë shënuar historinë e ekranit shqiptar. Përmes restaurimit, prodhimet filmike që kanë shfaqur probleme trajtohen me teknika bashkëkohore, për të ruajtur vlerat artistike dhe dokumentare të tyre, duke ua bërë të mundur brezave të rinj t’i njohin në një cilësi më të mirë. Një prej filmave që do t’i nënshtrohet këtij procesi është filmi “Në shtëpinë tonë”, një nga veprat e njohura të kinemasë shqiptare para viteve ’90. Filmi me regji të Dhimitër Anagnostit dhe skenar të Kiço Blushit, është një prodhim i vitit 1979 dhe pjesë e koleksionit të Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit. Një ditë më parë nga AQSHF u bë me...
Burimi:
sot.com.al