Boshnjaku: Festivali Akordet e Kosovës synon të jetë platformë për artistët

Boshnjaku: Festivali Akordet e Kosovës synon të jetë platformë për artistët

Festivali “Akordet e Kosovës”, një prej ngjarjeve me rëndësi në historinë e muzikës shqipe, rikthehet këtë vit nën organizimin e Radiotelevizionit të Kosovës. Për rikthimin e festivalit, historinë e tij dhe konceptin e këtij edicioni, ka folur drejtori artistik i “Akordeve të Kosovës”, kompozitori Florent Boshnjaku, në një intervistë për emisionin “Afternoon Delight” të Radio Urban FM. Boshnjaku ka vlerësuar rikthimin e emrit dhe traditës së festivalit, duke theksuar se “Akordet e Kosovës” kanë një histori të rëndësishme që daton që nga viti 1963 dhe kanë qenë pjesë e zhvillimit të muzikës shqipe. Ai ka kujtuar se në këtë festival ndër vite janë prezantuar artistë, kompozitorë, autorë dhe muzikantë të njohur, duke e cilësuar atë si një nga platformat e rëndësishme të skenës muzikore. Sipas...