Kur fjala është muzikë dhe muzika kuptim

Kur fjala është muzikë dhe muzika kuptim

Agim Vinca KUR FJALA ËSHTË MUZIKË DHE MUZIKA KUPTIM Të nderuar të pranishëm, vëllezër dhe motra vajzjote, I nderuar nip i Ali Asllanit, Ardian Asllani, I dashur Sokol, Sokol Sadushi, vajzjot i lartë, Të nderuar ministra, Gonxhe dhe Gogu, Të dashur miq dhe kolegë, Zonja dhe zotërinj! Sonte këtu në Vajzë hap siparin një konkurs letrar mbarëkombëtar, konkursi me emrin e njërit nga poetët më të shquar shqiptarë, Ali Asllani. Nga viti i ardhshëm këtu do të ndahet çmimi me emrin e këtij poeti, Çmimi “Ali Asllani”. Si çdo çmim letrar edhe ky do të ketë dy funksione kryesore: ta nderojë emrin dhe veprën e poetit emrin e të cilit e mban, Ali Asllanit dhe ta nxisë krijimtarinë poetike në gjuhën shqipe, kudo ku krijohet...