EXPOART.40 sjell edicionin XIV të NET/RRJET me artistë të rinj dhe ekspozitë ndërkombëtare

EXPOART.40 sjell edicionin XIV të NET/RRJET me artistë të rinj dhe ekspozitë ndërkombëtare

EXPOART.40 sjell këtë vit edicionin e 14-të të platformës artistike NET/RRJET, e cila do të zhvillohet në dy faza, duke nisur me programin për artistët e rinj në gusht dhe duke vijuar me Ekspozitën Ndërkombëtare në tetor. Nga 25 deri më 29 gusht 2026, në Bunkerin në Parkun e Ulpianës në Prishtinë, do të zhvillohet NET/RRJET LAB 2026 – Punëtori Krijuese dhe Dialog Bashkëkohor, program i dedikuar artistëve të rinj, eksperimentimit dhe zhvillimit të ideve të reja artistike. Edicioni i sivjetmë zhvillohet nën konceptin “Procesi si vepër / Dialogu si metodë / Hapësira si material” dhe përfshin punëtori krijuese, mentorim profesional, masterklasa, punë individuale dhe në grup, si dhe përgatitjen e ekspozitës përfundimtare. Pjesë e programit do të jenë artisti ndërkombëtar Sislej Xhafa, me ligjëratën...