Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore shqiptare
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, një nga figurat më të rëndësishme të studimeve mbi trashëgiminë kulturore dhe arkitekturën tradicionale shqiptare. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, u shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit akademik për humbjen e një personaliteti me kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore kombëtare. I lindur më 3 korrik 1937 në Shkodër, Emin Riza zhvilloi një karrierë të gjatë si studiues, pedagog dhe specialist në Institutin e Monumenteve të Kulturës, duke lënë gjurmë të rëndësishme në dokumentimin dhe mbrojtjen e monumenteve shqiptare. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Qyteti-Muze i Gjirokastrës” (1980), një studim themelor mbi vlerat arkitektonike të qytetit historik, si dhe monografia “Banesa shqiptare me qoshk” (2018), botuar nga Akademia...
Burimi:
kultplus.com