Muzeu Marubi publikon fotografi të rralla të Bekim Fehmiut gjatë vizitës së tij në Shkodër më 1972

Muzeu Marubi publikon fotografi të rralla të Bekim Fehmiut gjatë vizitës së tij në Shkodër më 1972

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka ndarë me publikun fotografi të rralla nga arkivi i tij, që dokumentojnë vizitën e aktorit të njohur shqiptar Bekim Fehmiu në Shqipëri në vitin 1972. I cilësuar “Uliksi shqiptar” i kinemasë botërore, Bekim Fehmiu mbërriti në Shqipëri jo thjesht si aktor në kulmin e famës, por si një njeri në kërkim të rrënjëve të tij. I lindur në një familje shqiptare dhe i formuar mes Prizrenit e hapësirave të Ballkanit, Fehmiu ishte aktori i parë shqiptar që depërtoi në skenat ndërkombëtare dhe në Hollywood, duke e mbartur gjithmonë me vete identitetin e tij. Në një kohë kur Shqipëria ishte e izoluar nga bota, ai zgjedh ta vizitojë, si një pjesë të historisë së vet personale. Udhëtimi i tij kalon...