Muzeu i Luvrit shpall zgjerim gjigant, projekti 1 miliard euro që ka në qendër Mona Lisën, ngjall debat të fortë
Muzeu i Luvrit në Paris ka njoftuar përzgjedhjen e një ekipi arkitektësh francezë dhe gjermanë për projektin e tij të zgjerimit, një plan ambicioz që vlerësohet të kushtojë nga 700 milionë deri në 1 miliard euro dhe që ka shkaktuar reagime të shumta në Francë. Sipas njoftimit zyrtar, projekti synon të krijojë një hyrje të dytë madhështore në muze, me qëllim uljen e mbipopullimit dhe rritjen e kapacitetit të vizitorëve me rreth tre milionë në vit. Gjithashtu, parashikohet ndërtimi i një hapësire të re ekspozimi ekskluzive për “Mona Lisën” e Leonardo da Vinçit, një nga veprat më të vizituara në botë. Për realizimin e projektit janë përzgjedhur firmat STUDIOS Architecture Paris dhe Selldorf Architects, të cilat janë zgjedhur nga një listë prej pesë kandidatësh. Ministrja...
Burimi:
syri.net