Me qëllim dogjën kazanë plehrash, përfshihen nga flakët 3 automjete në Durrës

Me qëllim dogjën kazanë plehrash, përfshihen nga flakët 3 automjete në Durrës

Një seri zjarresh të dyshuara si të qëllimshme kanë shkaktuar dëme gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës, ku janë djegur 10 kazanë mbetjesh dhe janë dëmtuar nga flakët 3 automjete të parkuara. Zjarri i parë është regjistruar në rrugën “Enver Velja”, pranë shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, ku në flakë u përfshinë 8 kazanë mbetjesh. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit, flakët kanë përfshirë edhe tre automjete të parkuara përgjatë së njëjtës rrugë. Pak më vonë, edhe 2 kazanë të tjerë mbetjesh janë djegur në dy pika të ndryshme të rrugës “Mujo Ulqinaku”, duke e çuar në 10 numrin total të kazanëve të shkrumbuar. Forcat zjarrfikëse ndërhynë dhe arritën të vinin flakët nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit....