Vuçiç nxjerr prapaskenën e Kosovës: Ja kush e ndali njohjen nga Bosnja

Vuçiç nxjerr prapaskenën e Kosovës: Ja kush e ndali njohjen nga Bosnja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës kryesisht për shkak të qëndrimit të Republikës Srpska, entitetit me shumicë serbe brenda këtij shteti. Vuçiç tha se Beogradi i është mirënjohës Republikës Srpska për marrëdhëniet e afërta me Serbinë dhe për mbështetjen që, sipas tij, ajo i ka dhënë qëndrimit serb lidhur me çështjen e Kosovës. Ai theksoi se pozicioni i këtij entiteti ka qenë faktor i rëndësishëm në ruajtjen e politikës së Bosnjës dhe Hercegovinës për të mos e njohur Kosovën. Gjatë deklaratës së tij, presidenti serb u ndal edhe te veprimet e tij politike, duke thënë se nuk ka lejuar, sipas tij, dorëzimin e serbëve në Tribunalin e Hagës, ndarjen e territoreve të Serbisë...