Muzeu etnografik i Beratit, 1300 objekte që rrëfejnë traditat dhe trashëgiminë

Muzeu etnografik i Beratit, 1300 objekte që rrëfejnë traditat dhe trashëgiminë

Kjo shtëpi muze që rrëfen traditën shumëvjeçare do të mirëpresë me hijeshi turistët dhe vizitorët e shumtë. Pas restaurimit, Muzeu Etnografik i Beratit rihap dyert me një koleksion prej rreth 1300 objektesh që dëshmojnë trashëgiminë, kulturën, traditat, zejet dhe mënyrën e jetesës së beratasve ndër shekuj. Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja shprehet: “Ndërhyrjet restauruese kanë ruajtur autenticitetin dhe vlerat monumentale të objektit, ndërsa rimuzealizimi, ndriçimi i ri dhe restaurimi i koleksioneve e shndërrojnë këtë “shtëpi muze” në një adresë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit tonë kulturor. Rihapja e Muzeut Etnografik është një investim në trashëgimi, kulturë dhe turizëm, duke forcuar më tej rolin e Beratit si një destinacion unik ku historia, tradita dhe mikpritja shqiptare takohen në çdo hap”. Pazari mesjetar, hajati, çardaku, dhoma...