Moda në qendër të vëmendjes: Yjet shkëlqejnë në turneun promovues të filmit “The Odyssey”
Turneu promovues i filmit The Odyssey është shndërruar në një paradë mode, ku aktoret protagoniste kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm me paraqitjet e tyre në tapetin e kuq, por edhe me zgjedhjet e guximshme stilistike. Në qendër të vëmendjes është vendosur Zendaya, e cila mahniti në premierën londineze me një fustan të ndriçuar me LED nga shtëpia e modës Schiaparelli. Pas këtij momenti spektakolar, ajo u shfaq në prezantimin e filmit në Paris me një krijim të rrallë haute couture të Alexander McQueen për Givenchy nga koleksioni pranverë/verë 1997, i frymëzuar nga miti grek i Jasonit dhe Argonautëve. Edhe bashkëshorti i saj, Tom Holland, u dallua me kostume elegante nga Prada dhe Gieves & Hawkes, ndërsa aktorët Robert Pattinson dhe Matt Damon zgjodhën kombinime klasike...
Burimi:
kultplus.com