Miss Shqipëria drejt finales, turi i vajzave të spektaklit të bukurisë ndalet në Kastoria të Greqisë
Pak ditë përpara finales së madhe të Miss Shqipëria 2026, e cila do të zhvillohet më 6 qershor në Pogradec, konkurrentet e këtij edicioni zhvilluan një vizitë në Kastoria të Greqisë, një nga qytetet më të njohura. Të shoqëruara nga stafi organizator, vajzat patën mundësinë të njihen nga afër me historinë, kulturën dhe traditat e këtij destinacioni turistik, duke pasuruar eksperiencën e tyre përpara natës finale. Pas mbërritjes në Kastoria, programi vijoi me aktivitete të ndryshme kulturore dhe turistike. Një nga ndalesat më interesante ishte Shpella e Dragoit, një prej atraksioneve më të vizituara të zonës. E njohur për liqenet nëntokësore, sallat dhe korridoret e saj natyrore, shpella mbart edhe një legjendë të lashtë që e lidh atë me një dragua që ruante një minierë...
Burimi:
vizionplus.tv