“Misa a Buenos Aires”, këtë të premte në TKOB, si fillimi i një triologjie

“Misa a Buenos Aires”, këtë të premte në TKOB, si fillimi i një triologjie

Një projekt i ri artistik po merr formë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku tangoja nuk do të vijë thjesht si stil muzikor apo koreografik, por si një një udhëtim shpirtëror, si një eskperiencë artistike, e munguar në llojin e vet këtu në Tiranë. “Misa a Buenos Aires” e Martin Palmer, do të vijë në datat 24- 25 Prill, me regji, të Vikena Kamenicës. Një projekt i ri ky i Kamenicës në rolin e saj si regjisore, që po shenjon fillimin e një triologjie të tërë, që do ta titullojë, “Tri Tango”. Ky rrugëtim nis me “Misa a Buenos Aires” të Martin Palmer, një vepër e pazakontë që bashkon ritualin sakral të meshës katolike me energjinë dhe sensualitetin e tangos argjentinase....