Miratohet përbërja e parë e Këshillit Kombëtar të Arteve

Miratohet përbërja e parë e Këshillit Kombëtar të Arteve

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar përbërja e parë e Këshillit Kombëtar të Arteve, një organ që synon të mbështesë zbatimin e reformës në sektorin e artit dhe kulturës. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, e cila theksoi se Këshilli do të përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme të artit dhe kulturës. Sipas saj, anëtarët do të kontribuojnë në hartimin e politikave kulturore dhe në zhvillimin e jetës artistike në vend. Bogujevci e cilësoi këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi kulturor më profesional, më transparent dhe më gjithëpërfshirës, në shërbim të artistëve, institucioneve kulturore dhe qytetarëve./KultPlus.com