Ministri Blerim Gashani priti Arianit dhe Mrika Nikçin, vlerësoi rekordin e tyre Guinness

Ministri Blerim Gashani priti Arianit dhe Mrika Nikçin, vlerësoi rekordin e tyre Guinness

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, Arianit Nikçi, si dhe alpinisten Mrika Nikçi. Sipas njoftimit të ministrisë, takimi u zhvillua për të vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimin e bjeshkatarisë dhe alpinizmit në Kosovë, si dhe për të rikujtuar rekordin Guinness të vendosur nga Arianit dhe Mrika Nikçi për ngjitjen më të shpejtë të “Seven Summits”, shtatë majave më të larta të shtatë kontinenteve. Ky rekord u realizua brenda 1 viti e 202 ditëve, duke shënuar një nga arritjet më të mëdha në historinë e sportit kosovar. Ministri Gashani theksoi se suksese të tilla janë rezultat i pasionit, punës, disiplinës dhe sakrificës, ndërsa gjatë takimit u diskutua edhe për...