“Miku i librit” dhe “Biblioteka e artit” sjellin lexime, biseda dhe takime me autorë dhe studiues arti në shkolla
Përgjatë muajit maj, “Miku i librit” dhe “Biblioteka e artit” përfshinë seanca leximesh dhe biseda me shkrimtarë dhe përkthyes, si dhe takime me studiues arti dhe autorë librash arti. “Miku i librit” dhe “Biblioteka e artit”, dy fushata që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi në disa shkolla të kryeqytetit me motot: “Së bashku krijojmë një shkollë që lexon” dhe “Artistët e së nesërmes “takojnë” artistët e së djeshmes”,patën një ditë më parë seancat përmbyllëse. QKLL shprehet se shkrimtarët bashkëbiseduan me lexuesit, studiuesit e artit me artistët e ardhshëm. “QKLL-ja i konsideron takimet e majit si një hap zanafillor që do të ndiqet nga të tjerë, me qëllimin për t’i shndërruar në traditë”, thuhet nga QKLL. Më tej Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit...
Burimi:
sot.com.al