“Migrimi i madh”/ Koreografi Blenard Azizaj sjell në skenë shfaqjen për mërgimin

“Migrimi i madh”/ Koreografi Blenard Azizaj sjell në skenë shfaqjen për mërgimin

Migrimi i Madh: Trupat në Tranzit” është shfaqja e koreografit Blenard Azizaj që trajton migrimin e madh. Në kuadër të Javës së Evropës, shfaqja që i qaset trupit si një arkivë zhvendosjeje, kujtese dhe mbijetese, u dha premierë për publikun në ambientet e HangArt Kinostudio “‘No-H-ëhere’ do të thotë mos të jemi në këtë moment, mos të jemi gjëkund fare ose të jemi këtu dhe tani”, shprehet koreografi. Azizaj, bashkë me artisten Elena Cattardico, nën muzikën live të kompozitorit Tomor Kuçi, mishëruan kujtimet e imagjinuara dhe kolektive të migrimit, duke negociuar afërsinë, kujdesin dhe qëndrueshmërinë. “Lëvizjet që bëj në skenë lidhen me vështirësitë, ka momente që ne ikim nga diçka, ka momente që jemi duke luftuar me njëri-tjetrin apo me vetveten, por edhe me kultura...