“Michael” kalon 1 miliard dollarë, bëhet filmi biografik më fitimprurës në histori

“Michael” kalon 1 miliard dollarë, bëhet filmi biografik më fitimprurës në histori

Filmi biografik “Michael”, kushtuar jetës së Mbretit të Popit, Michael Jackson, ka hyrë në histori duke kaluar 1 miliard dollarë në arkëtimet globale, duke u bërë filmi i parë biografik që arrin këtë shifër. Me regji të Antoine Fuqua, filmi ka gjeneruar 629.8 milionë dollarë në Amerikën e Veriut dhe 371 milionë dollarë në tregjet ndërkombëtare, duke shënuar suksesin më të madh financiar për studion Lionsgate. Me këtë rezultat, “Michael” ka lënë pas “Oppenheimer” (975 milionë dollarë), duke u bërë filmi më fitimprurës i bazuar në një person real, si dhe “Bohemian Rhapsody” (911 milionë dollarë), duke marrë vendin e parë mes filmave biografikë muzikorë. Filmi është shoqëruar me polemika për shkak të trajtimit të figurës së Michael Jackson, i cili gjatë jetës u përball...