Me artistë nga e gjithë bota, nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Me artistë nga e gjithë bota, nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Korça mirëpriti të premten ditën e parë të edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit Gjon Mili, një aktivitet që sjell së bashku artistë, kineastë dhe krijues nga vende të ndryshme të botës. Aktivitetet nisën në GAD Gallery, ku publiku pati mundësinë të ndjekë vepra të autorëve nga Koreja e Jugut, Holanda, Kanadaja, Kina, Australia, Italia, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Belgjika, Franca, Tajvani dhe Mbretëria e Bashkuar. Programi përfshiu filma të shkurtër, instalacione video dhe projekte eksperimentale që trajtonin tema sociale, kulturore dhe teknologjike. Një nga pjesët më të veçanta të ditës së parë ishte programi VR-STATION, i realizuar në bashkëpunim me Minus Art Space. Vizitorët patën mundësi të njiheshin me projekte të realizuara me teknologjinë e realitetit virtual, duke përjetuar forma të...