“Luani dhe Miu” – poezi nga Andon Zako Çajupi

“Luani dhe Miu” – poezi nga Andon Zako Çajupi

“Luani dhe Miu” – një nga poezitë e njohura të Andon Zako Çajupit. Në këtë botë sa rrojmënjëri-tjetrin të ndihmojmë:i math, i vogël, të tëre ç’jemi,për njëri-tjetrin nevojë keminë këtë jetë.Për këtë gjë të vërtetëdy përralla do të themi.Një mi kur doli nga dheu,ndë thonj të luanit ra;po luani kur e pa,zemër të madhe rrëfeu,se minë të gjall’ e la.Po dhe miu kur shpëtoi,të mirën nuk’ e harroi,me të tepër ia pagoi.Një luan, një egërsirë,pa të mirë nga një mi,si s’e pandente njeri:Në një pyll në shkretëtirë,i mjeri luan,u zu me dhokan;thërret, bërtet, qan me lotse nga dhokani s’del dot,q’e zuri në këmbë.Po miu me dhëmbë,ep e merrsa e nxjerr;hyn e del,prish një tel,të tërë dhokanëdhe shpëton luanë.Fuqia dhe zemërimis’mbarojnë ç’mbaron durimi./Kultplus.com