Kartëmonedhat euro në prag transformimi, zbulohen dizajnet që synojnë identitetin e ri

Kartëmonedhat euro në prag transformimi, zbulohen dizajnet që synojnë identitetin e ri

Pas më shumë se dy dekadash me të njëjtin identitet grafik, kartëmonedhat euro po i afrohen një transformimi të rëndësishëm. Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka prezantuar dhjetë dizajnet finaliste që do të garojnë për pamjen e re të valutës së përbashkët evropiane, duke sjellë për herë të parë në qendër figura historike dhe elemente të natyrës si pjesë e identitetit vizual të euros. Në mesin e personaliteteve të përzgjedhura janë emra që kanë lënë gjurmë në historinë e Evropës dhe më gjerë, si Leonardo da Vinci, Marie Curie, Maria Callas dhe Ludwig van Beethoven. Alternativa tjetër artistike mbështetet në temën “Lumenjtë dhe zogjtë”, duke vënë në pah biodiversitetin dhe pasurinë natyrore të kontinentit. Dhjetë dizajnet u prezantuan në Frankfurt në praninë e presidentes së BQE-së,...