Vepra e Dafina Zeqiri-Nushit interpretohet në një nga institucionet më prestigjioze të artit në SHBA
Kompozitorja kosovare dhe pedagogia e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, Prof. Asoc. Dr. Dafina Zeqiri-Nushi, do të prezantojë krijimtarinë e saj para publikut amerikan, pasi vepra “Saint Catharine” (2024) është përfshirë në programin e një mbrëmjeje artistike që do të mbahet më 6 gusht në Minneapolis Institute of Arts (Mia), një prej institucioneve më të njohura të artit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Interpretimi i veprës do të realizohet nga violinisti me renome ndërkombëtare Peter Sheppard Skærved, i nominuar për çmimin Grammy, në kuadër të programit “An Evening Salon with Peter Sheppard Skærved”. Ngjarja artistike është konceptuar si një ndërthurje e muzikës, artit pamor dhe letërsisë, me frymëzim nga kryeveprat e Rilindjes Italiane dhe universi krijues i Dantes. Në repertor janë përfshirë...
Burimi:
kultplus.com