“Fest Folk 2026”, një udhëtim i traditës shqiptare nga skena në zemër të qyteteve

“Fest Folk 2026”, një udhëtim i traditës shqiptare nga skena në zemër të qyteteve

Kur kënga popullore nis të dëgjohet dhe hapat e valleve tradicionale rikthehen në skenë, ajo që shfaqet nuk është vetëm një performancë artistike, por një kujtesë e gjallë e një kulture të trashëguar ndër breza. Këtë verë, tradita shqiptare do të udhëtojë nga një qytet në tjetrin përmes “Fest Folk 2026”, një festival që sjell në qendër pasurinë e folklorit kombëtar dhe e afron atë me publikun në hapësira të ndryshme të vendit. Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të nisë gjatë muajit gusht këtë tur artistik, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë në skena të ndryshme një përmbledhje të vlerave më të çmuara të trashëgimisë shqiptare. Nga këngët që kanë ruajtur historitë e krahinave të ndryshme,...