Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka bërë një përditësim mbi situatën e zjarrit në zonë, duke bërë të ditur se vatra është zgjeruar, ndërsa ndërhyrja është vështirësuar nga terreni i thyer, era e fortë, temperaturat e larta dhe bimësia që favorizon përhapjen e flakëve. Ismailaj tha se gjatë ditës kanë operuar rreth 110 forca në terren, por pavarësisht angazhimit të tyre, zjarri është përhapur edhe në zonën e Ngraçanit. Ai njoftoi se aktualisht forcat do të vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ndërhyrja nga ajri do të rifillojë të enjten në orën 05:30. “Ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë kodrinor që është i vështirë për të ndërhyrë me mjete tokësore, era e fortë, temperaturat e larta dhe bimësia që favorizon...