Arrihet marrëveshja, Abdixhiku me deputetët e LDK qeveri me Albin Kurtin, zgjidhet ngërçi i presidentit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një mbledhje me deputetët, pas takimit që pati me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me arritjen e një marrëveshje për zhbllokimin e ngërcit institucional në Kosovë, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.‘Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara. Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje’, shkruan Abdixhiku në Facebook.Nga mesazhi i bërë publik, mund të aludohet se dy partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, mund të kenë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund krizës institucionale, duke formuar qeverinë dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Burimi:
sot.com.al