Zgjerimi i vatrës së zjarrit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Shuarja e pamundur, nesër rifillojmë ndërhyrjen…

Zgjerimi i vatrës së zjarrit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Shuarja e pamundur, nesër rifillojmë ndërhyrjen…

Kryetari i bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj bëri një përditësim rreth situatës së zjarrit në zonë ku theksoi se vihet re zgjerim i vatrës. Ndërhyrja ka qenë sfiduese për shkak të disa faktorëve si terreni, era, temperaturat dhe bimësia. Momentalisht, do të vijojë monitorimi i situatës dhe ndërhyrja nga ajri rinis të enjten herët në mëngjes. “Ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë kodrinor që është i vështirë për të ndërhyrë me mjete tokësore, era e fortë, temperaturat e larta dhe bimësia që favorizon përhapjen e flakëve, janë pisha. Sot kanë operuar rreth 110 forca në terren, por pavarësisht kësaj kemi përhapje në Ngraçan. Forcat në terren do të kalojnë në monitorim për momentin nëse ka problematika të theksuara dhe nesër në 05:30...