Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë

Një vatër zjarri është aktivizuar në shpatin e Malit të Gjerë, në vendin e quajtur Milava. Sipas raportimeve, flakët paraqiten me përmasa të mëdha dhe situata mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe bimësisë së dendur, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të tjera. Në vendngjarje ndodhen tre grupe shërbimi të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve. Ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse vijon me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit dhe mbrojtjen e zonave përreth.