Mbyllet protesta e 67-të kundër qeverisë, qytetarët: ‘Rama jep dorëheqjen’
Pas marshimit në rrugët kryesore të Tiranës, është mbyllur protesta e 67-të qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit përshkuan bulevardin dhe disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur gjatë gjithë marshimit thirrjet "Rama jep dorëheqjen", “Poshtë Qeveria”, "Qeveri e krimit". Në përfundim të protestës, qytetarët deklaruan se aksioni i tyre do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, duke theksuar se nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Burimi:
syri.net