Nga Beketi te Bexheti

Nga Beketi te Bexheti

Nga Lutfi Dervishi  200 milionë po i merr Beketi 500 të tjera po kërkon Bexheti Por mos kini dert nuk paguan mileti Ai që paguan do të jetë buxheti   Kaq dëme të mëdha nuk solli tërmeti, Sa faturat e majme nga  arbitrariteti, Por mos kini dert nuk paguan mileti Defterin në fund do ta firmosë shteti   Kontratat me bujë i bekon pushteti S'paska si biznesi kur paditet shteti Por mos kini dert, nuk paguan mileti Nga thesi i shtetit ikën bereqeti   E qesh e gajaset, shend e ver mileti dhe avokatëve iu del "bereqeti" Kuponi  tyre,  kripur si ujë deti S' paguan mileti, paguan hyqymeti   Sot e qëmoti kështu ka qenë adeti Premtohet xheneti dhe të vjen qameti Shkurt ore miq...