Marrëveshja Iran-Oman drejt finalizimit/ Kush do ta drejtojë sigurinë në Hormuz?

Marrëveshja Iran-Oman drejt finalizimit/ Kush do ta drejtojë sigurinë në Hormuz?

Një marrëveshje e propozuar mes Iranit dhe Omanit, që synon t’i japë fund pesë muajve luftë mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, do t’i jepte Teheranit kontroll mbi anijet që hyjnë në Gjirin Persik përmes Ngushticës së Hormuzit. Kështu kanë deklaruar për Reuters një burim i lartë iranian dhe dy zyrtarë rajonalë, duke e cilësuar këtë si një nga lëshimet më të mëdha të bëra deri më tani ndaj Iranit. Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga SHBA për këtë propozim. Megjithëse presidenti Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje për rihapjen e ngushticës është pranë finalizimit, zyrtarët amerikanë kanë këmbëngulur vazhdimisht se nuk do të pranonin kurrë që Irani të kontrollonte hyrjen në rrugën më të rëndësishme tregtare në botë për furnizimin me energji....