Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë operacionet parandaluese në Gaza

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë operacionet parandaluese në Gaza

Ushtria izraelite do të vazhdojë të veprojë “në mënyrë parandaluese” në Rripin e Gazës dhe nuk do të lejojë krijimin e kërcënimeve të ngjashme me sulmin e 7 tetorit 2023, deklaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Eyal Zamir. Gjatë një vizite te trupat izraelite të dislokuara në territorin palestinez, Zamir u shpreh se ushtria do të vijojë operacionet e saj për të mbrojtur qytetarët dhe zonat izraelite. “Ushtria izraelite do të vazhdojë të veprojë në mënyrë parandaluese dhe në përputhje me parimin që kemi përcaktuar: në çdo situatë, ne mbrojmë vendet dhe banorët, si dhe sigurinë e tyre”, deklaroi ai. Sipas tij, Izraeli nuk do të lejojë që të krijohet një kërcënim në kufijtë e tij, “si ai që përjetuam më...