Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve
Një udhëtim me varkë ka përfunduar në tragjedi në plazhin e Malias. Një grua 40-vjeçare ka humbur jetën në sy të fëmijëve të saj, pasi ra nga varka. Mediat helene raportojnë se dy turiste nga Holanda, ndërsa ndodheshin në Malia, kanë marrë një varkë me qira bashkë me dy fëmijë, njëri 5 vjeç dhe tjetri adoleshent. Ndërsa ishin duke lundurar në det 40-vjeçarja ra nga varka. Gruaja tjetër kërkoi menjëherë ndihmë, dhe pavarësisht se arritën ta nxjerrin trupin e 40-vjeçares nga uji, nuk arritën t’i shpëtonin jetën.
Burimi:
vizionplus.tv