Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, rrezikohen banesa dhe vila

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, rrezikohen banesa dhe vila

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Pocest, në Njësinë Administrative Maqellarë, Bashkia Dibër, duke vënë në rrezik disa banesa dhe vila pranë zonës së prekur. Për përballimin e situatës janë angazhuar punonjës të Bashkisë Dibër, forcat zjarrfikëse, si edhe banorë të zonës, të cilët prej më shumë se dy orësh po punojnë për shuarjen dhe izolimin e flakëve. Në vendngjarje ndodhet edhe kryetarja e Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, e cila po ndjek nga afër zhvillimin e situatës dhe operacionin për neutralizimin e vatrës së zjarrit. Forcat e angazhuara vijojnë përpjekjet për të izoluar flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt banesave, ndërsa situata mbetet nën monitorim.