Revolta në ditën e 67!/ “Nesër më shumë”, mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin
Kanë përfunduar fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë në protestën e 67-të kundër qeverisë. Menjëherë pas mbylljes së adresimeve, protestuesit kanë nisur marshimin, duke vijuar protestën në rrugët e kryeqytetit. Në përfundim të tubimit, aktivisti Edison Lika u dha një mesazh të pranishmëve me fjalët: “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar vazhdimin e protestës nesër edhe në ditët në vijim. Qytetarët vijojnë rezistencën prej 67 ditësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre, protestat do të vazhdojnë derisa kjo kërkesë të realizohet.
Burimi:
sot.com.al