Tentoi të kalonte ilegalisht 6 persona në Greqi, i riu arrestohet në Qafë Botë

Tentoi të kalonte ilegalisht 6 persona në Greqi, i riu arrestohet në Qafë Botë

Një 19-vjeçar është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në afërsi të Qafë Botës, i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Shtetasi Anton Leke, 19 vjeç, banues në Vrinë, Bashkia Konispol, u kap rreth orës 05:00 të mëngjesit të së martës, në tentativë për të kaluar në këmbë, përmes kufirit të gjelbër, 6 shtetas drejt Greqisë. Bëhet fjalë për dy gra, njëra nga Lushnja dhe tjetra nga Fieri, si dhe katër fëmijët e tyre, të cilët nuk dispononin dokumente udhëtimi. Sipas hetimeve paraprake, këta shtetas ishin transportuar me automjet nga Fieri deri në afërsi të Qafë Botës, ku i priste 19-vjeçari. Ky i fundit u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, përpara se të realizohej kalimi...