Qeveria nis procedurat për t’i marrë Pacollit Aeroportin e Vlorës

Qeveria nis procedurat për t’i marrë Pacollit Aeroportin e Vlorës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndërmarrë procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pas vonesave të regjistruara në realizimin e projektit. Procesi është iniciuar gjatë kësaj të marte, me qëllim adresimin e situatës së krijuar dhe tejkalimin e ngërçit që ka shoqëruar ecurinë e një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore në vend. Ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës nisi zyrtarisht në nëntor të vitit 2021. Sipas parashikimeve të kontratës koncesionare, objekti duhej të përfundonte brenda afro tre vitesh, ndërsa operimet e para ishte planifikuar të nisnin gjatë vitit 2025. Vendimi për nisjen e procedurave të zgjidhjes së kontratës vjen në kushtet kur afatet e përcaktuara nuk janë respektuar, duke sjellë shtyrje të përfundimit të projektit.