Lëpusha, destinacioni alpin që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë

Lëpusha, destinacioni alpin që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Lëpusha në Malësi të Madhe, ofron për vizitorët një përvojë të rrallë qetësie dhe natyre. Vetëm 21 kilometra larg Tamarës dhe 10 kilometra nga Vermoshi, fshati është bërë më i aksesueshëm falë rrugës së përmirësuar dhe shtimit të bujtinave. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga kjo zonë turistike, teksa shkruan “pamje magjepsëse nga Lëpusha e Kelmendit, në zemër të Alpeve të Malësisë së Madhe”. Lëpusha është një vend me potenciale për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës, ndërsa investimet në bujtina e agroturizëm kanë nxitur turizmin alpin. Me male të larta me bllokun shkëmbor të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth, zona shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyjet e dendur. Dega kryesore e ekonomisë në...