“L’elisir d’amore”, në skenë për 60-vjetorin e Universitetit të Arteve, Petrika Afezolli: Vënia në skenë e operës,…

“L’elisir d’amore”, në skenë për 60-vjetorin e Universitetit të Arteve, Petrika Afezolli: Vënia në skenë e operës,…

Nga Julia Vrapi Opera “L’elisir d’amore”, një nga veprat më të njohura të repertorit operistik erdhi në skenë për 60-vjetorin e Universitetit të Arteve. Artistë, pedagogë dhe studentë sollën në skenën e arteve të plotë operën “L’elisir  d’amore” të kompozitorit Gaetano Donizzetti, në një mbrëmje të veçantë artistike. Orkestra Simfonike e Universitetit të Arteve, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura në një nga veprat më të njohura të repertorit operistik mbrëmjen e 25 majit, në kuadër të festimeve të universitetit. Opera e Donizettit u realizua nën drejtimin e dirigjentit Petrika Afezolli. Ai shprehet se vënia në skenë e një opere të plotë përbën një nga ndërmarrjet më sfiduese artistike dhe organizative për universitetin, pasi kërkon...