Lamtumirë Skënder Kamberi! Shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar
Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare piktori i njohur Skënder Kamberi. Me një jetë të dedikuar artit, Kamberi është cilësuar si një një nga “penelat” më të dalluara të pikturës shqiptare qysh prej fillimit të viteve ‘60. Disa vepra të tij, kryesisht kompozime, sot ndodhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, përveçse në duart e mjaft koleksionistëve sqimatarë të pikturës. Veprat e tij kanë kapërcyer edhe kufijtë me ekspozita në Egjipt, Francë, Angli, Turqi, Itali, Greqi etj. Ndër pikturat më me vlerë të Skënder Kamberit janë: tablotë kompozicionale “Ndihma e shokut” (1966), “Betimi i Vrana Kontit” (1968), “Kthimi i nëndetseve”, “Buka e duarve tona” (1976), “Në Belvedere në Vjenë sikur pashë Skënderbenë“ (1977), “Otranto, 1997” dhe portretin e luftëtarit Sali Vranishti...
Burimi:
javanews.al