“Kryqi i fjalës” dhe liria/ Romani i Arben Çejkut sjell dramën shqiptare dhe kujtesën historike

“Kryqi i fjalës” dhe liria/ Romani i Arben Çejkut sjell dramën shqiptare dhe kujtesën historike

Saga e një familjeje shqiptare që kalon nëpër sprova të mëdha ekzistenciale është në qendër të romanit të sapopublikuar të diplomatit dhe shkrimtarit Arben Çejku, “Kryqi i fjalës”. Romani nderon figurën e nënës dhe përkujton dënimet për lirinë e besimit dhe fjalën e lirë. “Gjithmonë jam përpjekur t’i jap kuptim disa gjërave në këndvështrimin e asaj që ne e quajmë liri. Ky roman është produkt i mirëfilltë fantazie, por i mbështetur në një sfond historik të dramës shqiptare 80-vjeçare. Personazhet janë rastësorë, por në thelb libri është produkt i një realiteti shqiptar“, u shpreh autori. Protagonistja e veprës, Moma Liza, na thotë se baza e një shoqërie dhe një kombi është familja dhe shtylla kryesore e saj është nëna. “Nënë Lizë mishëron forcën e gruas...