Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në kuadër të një operacioni antidrogë, pasi dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 11 kilogramë kokainë, e ndarë në afërsisht 55 mijë doza të gatshme për shitje, me një vlerë të përllogaritur në treg prej rreth 4 milionë eurosh. Gjithashtu, policia sekuestroi edhe 15 mijë euro të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal. Sipas hetimeve, klientët kontaktoheshin përmes aplikacioneve të mesazheve, ndërsa shpërndarja e lëndës narkotike kryhej me automjete të pajisura me vende të fshehta, të ndërtuara posaçërisht për t’iu shmangur kontrolleve të policisë. Autoritetet italiane bëjnë me dije se grupi kriminal kishte një organizim të mirëstrukturuar dhe një kapacitet të lartë operimi. Sipas mediave vendase,...
Burimi:
gijotina.com