Letra frymëzuese e Kurt Vonnegut që Ian McKellen e riktheu në jetë: “Bëni art për ta rritur shpirtin tuaj”

Letra frymëzuese e Kurt Vonnegut që Ian McKellen e riktheu në jetë: “Bëni art për ta rritur shpirtin tuaj”

Një letër e shkruar nga shkrimtari i njohur amerikan Kurt Vonnegut, pak para vdekjes së tij, po prek sërish zemrat e publikut falë interpretimit të aktorit britanik Sir Ian McKellen në kuadër të projektit Letters Live, i cili feston fuqinë e letërkëmbimit letrar. Me stilin e tij të ngrohtë dhe interpretimin plot emocion, McKellen i dha jetë fjalëve të Vonnegut, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e artit si mjet për njohjen e vetes, shkruan KultPlus. Letra ishte shkruar më 5 nëntor 2006 si përgjigje ndaj pesë nxënësve të shkollës jezuite Xavier High School në New York, të cilët e kishin ftuar shkrimtarin t’i vizitonte. Në atë kohë, Vonnegut ishte 84 vjeç dhe, me humorin karakteristik, u shkroi se nuk merrte më pjesë...