Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, u takua të premten në Prishtinë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në një vizitë të paparalajmëruar. Mes temave të shtjelluara ishte edhe çështja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr serbë, të cilët po kërkojnë kthimin në punë. Në një njoftim për media, zyra e Kurtit tha se ai u pyet nga Sorensen për kthimin e dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në punë, të cilët kishin dhënë dorëheqje më 2022. BE-ja ka kërkuar që çështja e riintegrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr serbë të zgjidhet në kuadër të dialogut mes dy vendeve fqinje, por Kosova dëshiron t’i lirojë ata nga detyra dhe t’i plotësojë vendet e tyre përmes konkurseve të reja...